Në fshatin Llaushë të Skenderajt, është plagosur me armë zjarri një person.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një pushkë automatike, një karikator, pesë fishekë cal.7.62mm dhe një gëzhojë.
Sipas prindërve i lënduari ka qenë duke pastruar armën, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.