Shkumbin Gashi është deputeti tjetër i LDK-së i infektuar me Coronavirus

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 07:04 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkumbin Gashi, përmes një shkrimi në Facebook, ka konfirmuar se ka dalë pozitiv në testin ndaj koronavirusit.

Gashi tha se nuk ka pasur simptoma mirëpo është vetizoluar për shkak se ka pasur kontakte me disa persona të cilët më parë kanë dalë pozitiv.

Ai tha se do të vazhdojë që të qëndrojë I vetëizoluar.

Tutje, Gashi bëri apel të bëhet kujdes, të mbahen maskat dhe të mos bëhet panik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme