Qeveria austriake është duke biseduar me Ballkanin Perëndimor për të hapur qendra për pranimin e migrantëve ilegalë, të cilët do të ktheheshin nga vendet e BE-së, shkruan gazeta vjeneze “Presse”.
Sipas gazetës, bisedimet po zhvillohen me Beogradin, Tiranën, Prishtinën e Shkupin për hapken e kampeve për pranimin e migrantëve që marrin përgjigje negative për azil politik, e që në Austri kanë arritur përmes shtegut ballkanik.
“Presse” shkruan se këta migrantë duhet të strehohen në vende më pak tërheqëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vendet Ballkanike në këmbim kërkojnë para për strehimin e migrantëve, kurse Frontex duhet të ndihmojë në largimin e tyre.
Gazeta nuk jep detaje se për sa migrantë bëhet fjalë, por thekson se bisedimet mbështeten nga Danimarka dhe Holanda.