Me dekada në skenë, bilbilin e këngës popullore shqipe jemi mësuar ta shohim të kuruar në çdo detaj në secilën paraqitje të saj.
Nga veshjet kombëtare e tek fustanat elegant Shkurte Fejza ka qenë gjithmonë e kujdesshme me veshjet e saj që veç moshës i ka përshtatur gjithmonë edhe me muzikën dhe vendin ku ka interpretuar, shkruan GazetaExpress.
Por ndryshe nga skena ku mbizotëron eleganca, Shkurta në jetën e përditshme duket të jetë një tip shumë sportiv. Kjo vërehet edhe nga fotografitë që publikon në rrjetet sociale.
E fundit ishte nga një udhëtim që këngëtarja bëri me bashkëshortin dhe disa miq në Selanik.
Nga fotografia vëmë re veshjen shumë të thjeshtë dhe sportive të Shkurtes ndryshe nga Shkurta e skenës që e kemi parë me dekada.
Së fundmi këngëtarja ishte e pranishme në spektaklin “Shiko kush luan” ku në njërën nga lojërat e programit ajo shprehu edhe dëshirën për t’u bërë gjyshe së shpejti.
Përballë njëra-tjetrës Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli na zbuluan shumë detaje interesante nga jeta e tyre. /GazetaExpress/