Shkurte Fejza me këngë për 28 Nëntorin (Video)

Prishtinë | 28 Nën 2016 | 09:01 | Nga

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza, ka publikuar këngën e saj më të re që mban titullin “Ah Kosova Jonë”.

Për tekstin dhe muzikën është kujdesur Fatmir Muja, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Virusi. Kjo këngë vjen pikërisht për festën e Flamurit kombëtar.

“Të dashur miq, ashtu si ju kam premtuar për 28 nëntor, kjo është kënga më e re ‘Ah Kosova Jonë’. Baladë që të lë pa frymë. E punuar në mënyrën më profesionale, me tekst dhe muzikë te Fatmir Mujës dhe realizuar në studion më të mirë në Ballkan, te Virusi.

“Mërgimtarë dëgjojeni, sepse do ta gjeni veten aty me tërë emocionet tuaja, sepse ju e doni vendin tonë Kosovën pa asnjë interes”, shkruan në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme