Ka vdekur babai i këngëtares së njohur, Shkurte Gashit.
Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në Instagram, duke thënë se sot ka humbur më shumë se një baba, shokun dhe mësuesin e jetës.
Gashi shkroi se babai ishte forca e sa dhe krahu ku mbështetej gjithmonë.
“Vdekja jote e papritur ma këputi shpirtin dhe ma la zemrën bosh. Sot humba më shumë se një baba, humba shokun tim më të mirë, mësuesin tim, udhërrëfyesin e jetës sime. Ti ishe forca ime, fjala e urtë, krahu ku mbështetesha dhe drita që më printe në çdo hap”.
“Dhimbja për ty është e pafund, sepse dashuria jote ishte e pakrahasueshme. Do të jetosh përherë në zemrën time, në kujtimet e mia, në çdo këshillë që më dhe e në çdo vlerë që ma mësove. Pusho i qetë, babush krenaria ime e përjetshme”, ka shkruar Gashi.