Pothuajse gjithkush nga ne ka provuar gjatë jetës ndjesinë e të përzierave edhe të vjellat për arsye të ndryshme shëndetësore, por edhe për situata të tilla, siç është “të zënit e makinës”.
Ndër shkaktarët më të shpeshtë përmendim gastritin akut që është rritja e aciditetit të stomakut.
Shkak i shpeshtë i acarimit të stomakut janë edhe infeksionet e ndryshme, qofshin këto bakteriale, apo virale.
Nxjerrja e ushqimit nëpërmjet vjelljes është një mekanizëm natyror që duhet të praktikohet si hapi i fundit dhe kjo vetëm pasi të konsultoheni me mjekun tuaj. Para se të përpiqeni të provokoni të nxirrni ushqimin, është e rëndësishme të dini efektet anësore .
Të vjellat e “detyruara” mund të jenë të dëmshme për trupin tuaj. Nxjerrja e ushqimit me forcë mund të shkaktojë dehidratim, djegie në ezofag, ënjtje në rrugët e frymëmarrjes dhe dëmton smaltin e dhëmbëve. Por, ne ju sugjerojmë një mënyrë të thjeshtë e cila do ju bëjë të ndiheni të çliruar.
Përbërësit: 1 lugë gjelle mustardë dhe 1 gotë ujë të ngrohtë
Përgatitja: Shtoni mustardën në gotën e ujit dhe përziejini mirë derisa ajo të tretet plotësisht. Pini një gllënjkë të vetme nga kjo përzierje. Prisni 20 deri në 30 minuta që të japë efekt dhe të stimulojë të vjellën. Ky trajtim në shtëpi është efektiv për shumë njerëz, por për të qenë të sigurt duhet ta provoni të paktën një herë nëse jep efektin e duhur.