Në fshatin Dubravë të Kaçanikut një person ka goditur me veturë nga pakujdesia mbesën e tij të mitur.
E mitura është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Fsh. Dubravë, Kaçanik, 25.04.2022 – 15:05. Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pakujdesia ka goditur mbesën e tij këmbësoren femër kosovare (e mitur). Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.