Shoqata Down Syndrome Kosova i ka bërë thirrje Qeverisë së re që të gjithë personat me nevoja të veçanta të kenë trajtimin e duhur.
Drejtoresha e kësaj shoqate Sebahate Beqiri, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se duhet që të miratohen një varg ligjesh që mundësojnë trajtim të barabartë.
“Mesazhi im drejtuar Qeverisë së re është që duhet ta ketë me prioritet dhe ta shtyjë me shumë urgjencë projektligjin, një iniciativë e nisur tashmë e sa vite, e mbështetur nga Shoqata Down Syndrome Kosova si dhe nga shoqatat e tjera që përfaqësojnë grupe të ndryshme të aftësisë së kufizuar, ta mbështesin dhe ta aprovojnë këtë projektligj, sepse ky projektligj ka për qëllim që çdo person me aftësi të kufizuar i cili jeton në Republikën e Kosovës t’i ofrojë mbështetjen e duhur dhe t’u krijojë mundësi që personat me aftësi të kufizuar të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme”.
Ajo tha se në listat e kandidatëve për deputet nuk ka parë asnjë person me nevoja të veçanta, ndonëse thotë se do të punojnë në avancimin e të drejtave të tyre, raporton EO
“Listat të cilat i kemi parë deri tani, ne nuk kemi parë ndonjë anëtarë që përfaqëson jo vetëm komunitetin me Syndrome Down, mirëpo në përgjithësi komunitetin e personave me aftësi të kufizuar, mirëpo kur po flasim për këtë temë është edhe një proces tjetër sepse ne kemi edhe ligjin që në mënyrë decitive thotë që shoqëria civile nuk ka të drejtë të jetë e involvuar në këtë fushën politike”.
“…ne do të vazhdojmë të jemi të zëshëm për realizimin e të drejtave të komunitetit, ne në vazhdimësi kemi dhe do vazhdojmë të kemi bashkëpunime me gjitha institucionet qoftë me pozitën apo edhe me opozitën”.
PDK-ja dhe AAK-ja deri m ë tani kanë paraqitur programet e tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit.