Shoqata e Bankave të Kosovës, në bashkëpunim me Fondin Evropian për Evropë Juglindore, organizuan punëtorinë dyditore me gazetarët e fushës së ekonomisë në Prevallë dhe Prizren në datat 22 dhe 23 qershor 2018.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte krijimi i një ambienti për diskutim të raportimit në sektorin financiar dhe në përgjithësi në çështje që kanë të bëjnë me ekonominë e Kosovës.
Gazetarë të medieve të shkruara si dhe televizive morën pjesë duke nxjerrë rekomandime dhe konkluzione të rëndësishme për avancimin e pozitës së gazetarit e ekonomisë dhe rritjes së saktësisë së raportimit në këtë fushë.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të rëndësishëm nga sektori financiar, përfshirë bankat komerciale, Banka Qendrore, Fondi për Sigurimi e Depozitave, Fondi për garantimin e kredive, Ministria e Zhvillimit Ekonomike, Oda Ekonomike e Kosovës, përfaqesues të EFSE-DF dhe gazetar dhe professor të lëmisë së gazetarisë.
Ky është viti i gjashtë me radhë që Shoqata e Bankave të Kosovës organizon punëtori me gazetarët në Kosovë.