Shoqata e Gastronomëve të Kosovës e ka pezulluar protestën e paraparë të mbahej këtë të premte deri në marrjen e vendimit nga Qeveria e Kosovës gatë ditës së hënë.
Sipas postimit të SHGK-së në Facebook, në rast të mosmarrjes së vendimit për shtyrjen e orarit të punës deri në ora 00:00, atëherë protesta në fjalë do të mbahet në ditët në vazhdim.
Postimi i plotë i kësaj shoqate:
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përshëndetë qëndrimin e marrur nga mbledhja e djeshme e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19, në të cilin ishte e pranishme.
Rekomandimet e këtij komiteti ishin që masat sa i përket orarit të punës dhe qarkullimit të përsonave fizikë duhet që të lehtësohen. Kjo me arsye sepse vlerësimet e fundit lidhur me gjendjen e përhapjes së COVID-19, tregojnë se ka përmirësime të dukshme në uljen e numrit të rasteve pozitive.
Këto rekomandime u mbështetën edhe nga Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, i cili në takimin e realizuar sot me shoqatën tonë, u zotua që vendimi i Qeverisë së Kosovës do të jetë pozitiv, pasiqë këto vendime gjithnjë janë në përputhje me rekomandimet e komitetit.
SHGK nëpërmjet secilit organizim, takim apo mbledhjeje të realizuar, ka kërkuar që masat sa i përket orarit të punës dhe qarkullimit të personave fizikë të shtyhen deri në ora 12:00, e poashtu ka kërkuar që aktivitetet e shërbimeve në hapësira të brendshme të lehojen sa më shpejtë.
Në bazë të këtyre zhvillimeve, kemi vendosur që protesta e caktuar të premtën me dt. 25.09.2020, të pezullohet deri në marrjen e vendimit të Qeverisë, të hënën me dt. 28.09.2020. Në rast të mosmarrjes së këtij vendimi, atëherë të hënën do të ju njoftojmë lidhur me datën dhe kohën e mbajtjes së kësaj proteste, me organizim dhe mbështetje sa më të madhe!
Ne garantojmë sektorin e gastronomisë se me të gjithë kapacitetin që kemi, nuk do të ndalemi asnjë ditë duke avokuar për interesin dhe shërbimin tuaj.
Ju falëderojmë për mbështetjen tuaj dhe zotohemi që kjo sfidë do të kalohet me pasoja sa më të vogla!
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës