Shoqata e Malazezëve të Kosovës mbështet nismën e Thaçit për ushtri

Prishtinë | 12 Mar 2017 | 14:43 | Nga

Shoqata e Malazezëve të Kosovës, përmes një komunikate thotë se i ofron një mbështetje të fortë të transformimit të forcave të sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

 Sipas komunikatës së nënshkruar nga kryetari i kësaj shoqate, Slobodan Vujiçiq, kjo mbështetje nga të gjithë, përveç serbëve, është një tregues i qartë që ka ardhur koha që Kosova të ketë ushtrinë e saj multi-etnike dhe me ndihmën e partnerëve strategjik në kohën e duhur të integrohet në familjen e vendeve euro-atlantike.

“Kosova dhe qytetarët e saj nuk duhet të jenë viktima të pikëpamjeve të një ose dy për qind të atyre që mendojnë ndryshe, kështu që politikat dhe praktikat e tilla duhet të ndalen. Siguria është e rëndësishme për zhvillimin e çdo vendi, sepse pa siguri nuk ka stabilitet dhe siguri. Nëse kjo nuk ekziston, atëherë nuk mund të ketë investime të huaja, punësim, përparim dhe zhvillim të shoqërisë”, thuhet në komunikatë.

Prandaj, shtohet më tej, “edhe pse ne nuk jemi një kategori kushtetuese duam të bëjmë të qartë që malazezët mbështesin formimin e ushtrisë së Kosovës, i cili do tu shërbejë të gjithë qytetarëve të saj dhe do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon e cila është me rëndësi të madhe për prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme