Shoqata e mjekëve turq e akuzon qeverinë se ka dështuar t’i mbrojë ata

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Shoqata kryesore e mjekëve në Turqi e ka akuzuar qeverinë se ka dështuar t’i mbrojë punëtorët shëndetësorë pasi 24 prej tyre, përfshirë 14 mjekë, u infektuar me Coronavirus këtë muaj.

Deri më tani, rreth 3,500 pjesëtarë të stafit shëndetësor në Turqi janë infektuar me Coronavirus. Kjo shifër përbën 3.6 për qind të të gjitha rasteve të konfirmuara në vend.

Shoqata Mjekësore Turke, e cila i përfaqëson 80 për qind të mjekëve të këtij shteti, e fajësoi mungesën e masave nga qeveria për vdekjet dhe infektimet e stafit shëndetësor.

“Qeveria nuk i ka marrë masat e nevojshme paraprake me kohë dhe në mënyrë efektive dhe ka dështuar për të ofruar pajisje mbrojtëse personave me kohë”, thuhet në deklaratën e kësaj shoqate.

Deri më tani, në Turqi janë shënuar mbi 95 mijë raste të infektimeve dhe 2,259 viktima të koronavirusit. Më së shumti raste janë raportuar në qytetin më të madh, në Stamboll.

Qeveria turke i ka mbyllur shkollat, universitetet dhe hapësirat publike për ta parandaluar përhapjen e virusit, por nuk ka marrë vendim për izolim të plotë, siç kanë vepruar shumë vende evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme