Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës ka shprehur shqetësim për bllokimin e eksporteve të produkteve të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo shoqatë u shpreh se ka pranuar shqetësime të shumta prej anëtarëve të saj për shkak të kufizimit të lëvizjes së bizneseve.
Sipas përpunuesve të drurit, tregu i Kosovës është i hapur për të gjitha tregjet tjera, kurse shteti nuk mund t’i mbështesë ata që t’i eksportojnë produktet jashtë vendit.
“Çdo ambasadë ka ndalë vizat, si shteti më i hapur që jemi për qarkullim të mallrave nga çdo skaj i botës, pa asnjë kufizim, por ne nuk jemi në gjendje akoma si shtet të ofrojmë përkrahjen e prodhuesve për eksport. Si gjithmonë, urojmë të mbijetoni dhe të gjindeni, sepse çështja e vizave është një pikë në det për pushtetarët tanë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e kësaj shoqate.