Shoqata e transportit rrugor po kërkojnë që të ulet tarifa 30 për qind e peronizimit të operatorëve në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Shqetësim tjetër i transportuesve rrugor të udhëtarëve është edhe shfrytëzimi i transportit ilegal nga ana e qytetarëve.
Ndonëse u takuan për të gjashtën herë radhazi me bordin e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, nuk u arrit që të ketë një marrëveshje rreth këtyre problemeve.
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, tha se është e pakuptimtë që nuk po munden të gjejnë një zgjidhje për problemet e operatorëve të transportit.
“Kjo duhet me pas një fund, është e pakuptimtë. Ju neve na keni kontraktor, partner sikurse na juve. Ne kemi bë përpjekje, ju kemi dhanë mbështetje që është bë e pranueshme. Ju kemi premtuar angazhimin që te gjithë autobusët të futën në stacion dhe jo të ndalen autobusët në çdo qoshe të rrugëve”, tha Kurtishaj.
Si pasojë e transportit ilegal, Kurtishaj tha se transportuesit nga komuna të ndryshme kanë paralajmëruar do të hyjnë në grevë.
“Oferta 20 për qind është fyerje për ne nuk jemi në treg për ta bërë. Unë e kam kaq po ta mbaj kaq. Qëllimi është se jemi duke shkuar rreth sezonës, ju keni filluar qe 2 muaj na po merremi qe 8 muaj. Mu m’kan thirr Podujeva janë të gatshëm me hy ne grevë. Mitrovica po ashtu. Vendi i transportuese është stacioni i busëve, stacionit i ka hup vlera dhe imazhi dhe të zbrazen rrugët e kryeqytetit sepse në çdo qosh keni ilegale. Urdhëroni zbritni të paktën ta kemi një zbritje që neve na jep mundësi me u fut deri në stacion”, tha Kurtishaj.
Për kryshefin ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti, është e pamundur të bëhen këto para. Sipas tij kërkesat e shoqatës, bëjnë që të largohen shumë punëtorë.
“86 mijë euro duhet me i fituar ne. Në këtë moment që sun i boj këto pare çka me i ba 95 punëtorëve. Ma shumë se 20 s’mundemi, se duhet me heqë punëtorë. A ka bre mundësi kohe me na dhanë”, tha Hoti.
Kurtishaj dha kohë për Stacionin që të bisedohet edhe me akterët tjerë komunal, për kërkesat e tyre. Sipas tij, duhet patjetër që 30 për qind.
“Vetëm lypni kohen. Kjo s’është çështje hajgerësh lypni kohen a te vyen do jave a një muaj për të biseduar me komunën, Inspektoratin, Policinë Ministrin dhe hajdeni në takim. Na jemi për me vazhduar tutje, interesi është i dyanshëm . Çmimi jo 200 për qind po është 500 për qind. Ta ketë një zbritje 30 për qind dhe krijoni pozitën që stacioni të shfrytëzohet. Edhe na jemi në hall me klientët tanë nëse ju nuk reflektoni me këto çmime. 10 euro me shfrytëzua për një autobus. Na ju presim”, tha Kurtishaj, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa Hoti, pati propozim që të formohet komision që mundësojnë ndryshimin e çmimeve.
“Po propozojmë me formuar komision mi ndryshuar çmimet se unë po marr informacionet që çmime me të pak a shume po janë të njëjta. Unë kisha thanë me shikuar sa janë edhe stacionet tjera të rajoni dhe se bashku vijmë me një propozim po pak me jep kohe disa sene ti qesim në rend”, tha Hoti.
Rifat Deri nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, aksionar në Stacionin e Autobusëve, tha nuk se mundet që me një mbledhje të arrihen marrëveshjet. Ai premtoi që të gjitha kërkesat do të plotësohen.
“Unë e kam përgjegjësinë ndaj dy anëve. Unë prej se e kemi marr aksionar te ri kemi filuar me mbjellë një farë të bashkëpunimin. Nuk mundemi me dy mbledhje me arrit marrëveshje. Krejt paraqitja juaj s’ka qenë personale unë po them mos na kceni në qafë meniher. Krejt kemi mi bë veç na jepni kohe. Kërkesat e juaja normalisht se neve na duhet të ardhura. Lena kohe po mundohemi me bë diçka. Kërkesa me u ul çmimi është deformua çdo kush lyp me ul çmimi anani edhe pak kohë se po dojmë me bë projekte të reja po dojmë me pas edhe të ardhura të tjera”, tha Deri.
Përgjegjësit për Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, kërkuan kohë që të diskutohet me të gjithë akterët për të gjitha kërkesat e Shoqatës së Transportit rrugor.