Shoqata e transportuesve kërcënon me protesta kundër taksive ilegale

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e transportuesve të udhëtarëve “Anamorava”, të premten, ka akuzuar Drejtorinë e Inspektoratit në Gjilan për joefikasitet gjatë përpjekjes për ndalimin e operimit të taksive ilegale, shkruan sot Koha Ditore.

Shoqata vlerëson se informatat nga terreni flasin se taksitë ilegalë vazhdojnë pa ndonjë shqetësim të realizojnë punën e tyre të paligjshme, e cila ka shkaktuar çrregullim në funksionimin e transportit. Sipas tyre, Drejtoria e Inspektoratit ka bërë marketing, porse nuk i ka ndaluar afro 100 taksi ilegalë që qarkullojnë në rrugët e kësaj komune.

Kryetari i shoqatës “Anamorava”, Rexhep Sejdiu, deklaron se aksioni i fundit pa rezultate i ka bindur edhe më shumë operatorët e licencuar të cilët paguajnë obligimet e tyre ndaj shtetit, se e vetmja rrugë për realizimin e kërkesave të tyre është organizimi i protestave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme