Shoqata e Transportuesve Ndërkombëtar të Mallrave të Kosovës përkrah vendimet e fundit të Qeverisë

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Transportuesve Ndërkombëtar të Mallrave të Kosovës, i përshëndet dhe përkrah fuqishëm veprimet e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe organet kompentente, siç janë Inspektorati dhe Drejtoria e Transportit Rrugorë, në funksion të zbatimit të ligjit, e si rrjedhojë mbrojtjen e interesave të kompanive transportuese vendore, duke filluar fushatën e gjerë të zbatimit të tyre në terren nga policia dhe dogana për lejet të vendeve treta, për çka ne si shoqatë jemi angazhuar që nga themelimi i saj.

Apelojmë që Qeveria të mos ndalet në asnjë formë, apo të vihet nën presion nga faktorët e jashtëm, dhe të vijojë që të krijojë një ambient të favorshëm për veprimtari për kompanitë vendore, e që si veprimtari primare kanë transportin ndërkombëtar të mallrave, e të cilat ballafaqohen me një gamë të gjerë të pengesave dhe madje formave më perfide të diskriminimit në raport me qasjen në tregjet regjionale e me gjerë. Konsiderojmë se vetëm përkrahja institucionale e Republikës së Kosovës na inkurajon që të vazhdojmë në zhvillimin e ketij sektori nga kompanitë vendore.

Transporti ndërkombëtar i mallrave është linja jetike e funksionimit të tregëtisë, sikur të brendshëm, ashtu edhe të jashtëm, e që po ashtu kontribuon në formalizimin e ekonomisë e mbledhjen e taksave nga institucionet e republikës së Kosovës. Sipas përllogaritjeve nga disa hulumtime të brendshme, janë diku rreth 400 milionë euro në vit që shpenzohen në kuadër të transportit të mallrave. Prandaj, besojmë se zbatueshmëria e plotë e infrastrukturës ligjore do të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës në përgjithësi, marrë parasysh ndikimet indirekte që rrjedhin nga kjo industri.

Të ngjashme