Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka festuar të shtunën ditëlindjen e ish-Presidentit amerikan Bill Clinton, raporton Ekonomia Online.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin personalitet të ndryshme të jetës politike, sigurisë e kulturës.
Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, tha se populli i Kosovës e në veçanti ai shqiptarë është falënderuar ndaj presidentin Clinton e gjithë Amerikës për kontributin që ata kanë dhënë për shtetin e Kosovës kur ajo ka qenë në rrezik.
“Unë si një pjesëtar i popullit të Kosovës, kam nderin dhe jam i privilegjuar që fal veprimeve tuaja, fal veprimeve të institucioneve amerikane edhe aleatëve të tyre, ne sot kemi mundësin që të jemi bashkë e ta festojmë ditëlindjen e juaja edhe ta kemi mundësi që të ju falënderojmë për gjitha veprimet që keni bërë. Ky veprim tregon më së miri që populli i Kosovës, por populli shqiptar në veçanti është falënderues nuk i hrron veprimet e mira që i keni bërë për ne, në ato kushte në ato momente ku edhe qenia jonë ka qenë në rrezik”, tha ai.
Ai tha se qëllimi i këtij organizimi ka qenë që mesazhet falënderuare të Kosovës të dërgohen për institucionet e Amerikës, për kontributin e tyre në Kosovë.
“Populli jonë është falënderues dhe mirënjohës edhe di ta kthej të mirën sepse e kemi gjenin, jemi popull fisnik kemi një traditë, e kemi një kulture. Veprimet tona edhe pse në shikim të parë janë dukur që janë festim i një ditëlindje, është e vërtet që eshët festim i një ditëlindje, mirëpo mesazhi ka qenë i llojit tjetër. Tendenca ime, ka qenë që veprimi jonë të ketë një efekt në nënvetëdijen e masës e posaçërisht në nënvetëdije e të rinjve , që nëpër mesë kësaj ditëlindje, nëpër mesë këtij veprimi tonë mesazhet të shkojnë për institucionet e Amerikës”, tha ai.
Rexhepi theksoi se Amerika i ka hapur rrugë Kosovës në kohën kur Evropa ishte kundër, derisa shtoi se nëse Amerika nuk do të ishte, sot Kosova nuk do të krijonte shtetin.
“Sikur mos të donin Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk do të krijonin shtetin e Kosovës, sikur mos të donin Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk do të shndërronin FSK-së në ushtritë të Kosovës, sepse komplet Evropa ishte kundër, sikur mos të donin shtete e Amerikës nuk do të bënin inkuadrimin e pjesëtarëve të ushtrisë tone elite FSK. Këto veprime tregojnë investime kapitale” tha Rexhepi.
Bill Clinton (Ëilliam Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA.
Bill Clinton është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.
Bill Clintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999, si rezultat i kontributit të Clinton për çlirimin e Kosovës, është ngritur shtatorja e tij në hyrje të Prishtinës.