Shoqata Sindikale “Postieri” e punëtorëve të Postës së Kosovës kamë shpërndarë dhurata për fëmijët e hospitalizuar në repartet e Klinikës Pediatrike të Qendrës Klinikës Universitare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Vjollca Shala-Mulaj, anëtare e Kryesisë së Sindikatës Postieri tha se janë mbledhë fonde që të ndajmë dhuratat, të cilat sipas saj, janë përzgjedhur me sugjerimin e doktoreshës.
“Sot kemi ardhur me rastin e festave të fundvitit dhe festën e vitit të ri. Jemi nga sindikata “Postieri”, si anëtarë kemi mbledh fonde që të blejmë dhurata për fëmijët e pediatrisë gjegjësisht kemi qenë në tri reparte, me sugjerimin e doktoreshës kemi bë shpërndarjen e dhuratave në emër të shoqatës”, tha Shala-Mulaj.
Falënderuese për këto dhurata u shprehë doktoresha Rufadie Maqestena-Maxhuni.
Ajo tha se në këtë mënyrë modeste po gëzohen fëmijët të cilët janë të hospitalizuar dhe nuk mund të jenë në shtëpitë e tyre.
“Falënderojë Postën e Shtetit të Kosovës dhe punëtorët e postës që kanë vlerësuar një vullnet të mirë për këta fëmijë që janë të sëmur në këto ditë festave që nuk gjenden pranë familjes por gjenden në spital dhe sadopak në një mënyre modestë i kanë gëzuar duke i dhuruar dhurata për festat e fundvitit”, u shpreh Maqestena-Maxhuni, raporton EO.
Përndryshe, pjesë e kësaj iniciative ishin 150 punëtorë te Shoqatës Sindikale “Postieri”, ku arritën të mbledhin 110 euro.