Sis’ lej këto sene”, ” Galeria e Ahrit”, “Sis’ lej Baglat”, “Vuajtja nuk është art” ishin vetëm disa nga pankartat që protestuesit mbajtën në duar gjatë protestës lidhur me mbajtjen mbyllur të lopëve para Galerisë së Arteve, si pjesë e instalacionit të artistit Sislej Xhafa.
Elza Ramadani nga Fondacioni për të drejtat e kafshëve tha se kjo protestë është simbolike dhe vetëm duan të parandalojnë që gjera edhe më të këqija të ndodhin.
Ndërsa, Driton Gusia nga “Të bashkuar për kafshët” tha se vet çmimi i ndarë për performanca të tilla është absurd.
Ai bëri të ditur se nuk është protesta e parë që kanë bërë.
Protestuesit, në fillim të protestës, tentuan që pankartat të vendosen në ahurin e instaluar, mirëpo nuk u lejuan nga policia. Provuan edhe njëherë në fund të saj, por pa rezultat. Megjithatë, pas një marrëveshjeje me përfaqësuesit e rendit, vendosën që pankartat t’i lënë para galerisë, raporton Ekonomia Online.