Shorti i gjysmëfinales së Kupës sjell dy përballje interesante

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës në hendboll do të jetë një “përsëritje” e gjysmëfinales së “play-offit”, do të takohen Kastrioti me Besa Famgasin dhe Trepça me Prishtinën

Sot është tërhequr shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në hendboll,

Me këtë rast, në këtë fazë do të kemi përsëritje të ndeshjeve gjysmëfinale të “play-offit” në konkurrencën e meshkujve.

Kastrioti do të përballet me Besa Famgasin, kurse Trepça do të ketë punë me Prishtinën.

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës do të luhen më 27 qershor, kurse finalja më 28 qershor.

Ndeshjet luhen në Prishtinë duke i respektuar masat dhe rekomandimet në luftë ndaj përhapjes së COVID-19.

Ndeshjet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve luhen pa praninë e shikuesve.

Të ngjashme