Shorti i Ligës së Evropës, Hysaj përball Januzajt

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Sot, në Nyon të Zvicrës, u hodh shorti i fazës së grupeve të Ligës së Evropës, ku marrin pjesë 48 skuadra, të shpërndara në 12 grupe me nga 4 ekipe.

Goglat, të ndikuara edhe nga vendosja e skuadrave në vazo (4), shmangën përplasjet e mëdha. Kështu Roma, ku luan futbollisti i Kombëtares Kuqezi, Marash Kumbulla, emri i parë që u zbulua në short, bën pjesë në Grupin A, ku si kundërshtar më të fortë ka Young Boysin, ekipin zviceran që eliminoi Tiranën në play off.

Short i lehtë për Arsenalin, që si rival më të fortë në Grupin B ka Rapidin e Vjenës, ndërsa Napoli i Elseid Hysajt duhet të bëjë llogaritë me Real Sociedadin, ku luan Adnan Januzaj, dhe Alkmaarin në Grupin F, transmeton SS.

Milani, që u kualifikua me shumë fat në fazën e grupeve (eliminoi me 11-metërsha Rio Aves), u shortua në Grupin H, ku duhet të bëjë llogaritë me Celtic dhe Spartën e Pragës. Grup i lehtë për Tottenhamin e Mourinhos, me kundërshtarë të tillë si Ludogorets apo LASK Linz.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme