Shoshi konfirmon kalimin te Maccabi Ashdod

Prishtinë | 30 Kor 2018 | 08:56 | Nga

Basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Lis Shoshi, është transferuar te skuadra elitare e Izraelit, Maccabi Ashdod.

Basketbollisti i pozitës qendër, te Maccabi Ashdod do të jetë nën urdhrat e trajnerit Brad Greenberg, i cili është edhe seleksionues i Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndër sukseset e Maccabi Ashdodit viteve të fundit është titulli nënkampion në edicionin 2011\12 dhe pjesëmarrja në finale të Kupës së Izraelit në edicionin 2015\16.

“Ka dy javë që kam arritur marrëveshje, por ende nuk kam nisur stërvitjet. Besoj se do të jetë një eksperiencë shumë e mirë për mua, sepse është një ligë shumë e fortë. Përparësi e madhe për mua është trajneri Greenberg me të cilin njihemi, meqë punojmë bashkë edhe në përfaqësuese”, ka thënë 24-vjeçari të dielën për gazetën.

Ai së fundi ishte pjesë e skuadrës lituaneze, Pieno Zvaigzdes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme