Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota” ka parakaluar në sheshin “Nëna Terezë”, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
“Shota” ka performuar pranë sheshit “Skënderbeu” me këngë e valle, raporton Ekonomia Online. Njëri prej valltarëve të këtij ansambli në kokë mbante përkrenaren e Skënderbeut, duke portretizuar heroin.
Viti 2018 është shpallur si “Vit mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”. Për nderë të 550 vjetorit të vdekjes së heroit, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka sjellë premierën e re “Kumt”.
“Kumt” është koreo-dramë e punuar nga koreografi i mirënjohur shqiptar, Gjergj Prevazi, i cili ka bërë gjithashtu edhe regjinë e kësaj shfaqjeje, nën udhëheqjen artistike të Ylber Asllanajt.
Muzika është realizuar nga Valton Beqiri, ndërsa kostumografia nga Vesa Kraja. Premiera e saj u dha me 26 shator në sallën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/497445080739340/
LEXON EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/arte/skenderbeu-trasoi-orientimin-e-sigurt-te-rruges-evropiane/