Agjencia Evropiane e Mjedisit ka shpallur fituesit e garës së konkursit të fotografisë që këtë vit kishte për temë kryesore ujin. Në një garë ku morën pjesë 2000 krijime fotografike nga 34 vende të Evropës, fitues ishin konkurentët nga Kroacia, Turqia dhe Polonia.
Qëllimi i garës që kërkojë nga evropianet të përgjigjen përmes fotografive të realizuara përmes syrit të kamerës se çka mendojnë për ujin, kishte për qëllim që të sjellë në vëmendje rolin qenësore që ka uji në jetën tonë dhe rëndësinë e tij si resurs i pazëvendësueshëm për jetën në planet.
Juria zgjodhi fituesit në tri kategori kryesore të konkurrimit. Në konkurrencën “Uji dhe natyra” fitues ishte Petar Sabol nga Kroacia, në kategorinë “Uji dhe ne”, fitues ishte Orhan Kartal nga Turqia, ndërsa në kategorinë “Uji dhe ekonomia”, fitues ishte Paulina Terendy nga Polonia.
Ndërsa në konkurrencën e të rinjve fotografia më e mirë u zgjodh ajo nga Łukasz Frasunkieëicz po ashtu nga Polonia.
Fotografia e realizuar nga Orhan Kartal, u përzgjodh njiherit edhe fotografia më e mirë e publikut.
Për më shumë klikoni në LINK.