Shpallen fotografitë me të mira në bujqësi

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 14:41 | Nga

Juria profesionale për përzgjedhjen e fotografive më të mira nga gara e fotografisë më të mirë në bujqësi 2016, ka kryer vlerësimet duke përzgjedhur 100 fotografitë më të mira, në mesin e të cilave 10 edhe do të marrin shpërblimet sipas vendimit për hapjen e garës.

Juria ishte në përbërje: Ridvan Slivova dhe Kushtrim Ternava – fotografë dhe Leonora Arifi, shefe e divizionit për informim në MBPZhR.

Dhjetë fotografitë më të mira do të shpërblehen financiarisht. Vendi i parë do të shpërblehet me 800 euro, vendi i dytë me 500 euro dhe vendi i tretë me 300 euro. Ndërkaq nga vendi i katërt deri të vendi i dhjetë do të shpërblehen me nga 100 euro. Të gjitha 100 fotografitë do të përfshihen në një album promovues për bujqësinë në vend.

Në ditët e ardhshme, çmimet do t’iu ndahen edhe zyrtarisht fituesve si dhe do të promovohet albumi me fotografi. Ky është edicioni i dytë i kësaj gare.

 

Foto: Arben Llapashtica
Foto: Arben Llapashtica
Foto: Besnik Hamiti
Foto: Besnik Hamiti
Foto: Bujar Gashi
Foto: Bujar Gashi

bujqesia-pemetaria-bleron-caka bujqesia-blegtoria-lopet-agon-nimani

Foto: Ardian Zullufi
Foto: Ardian Zullufi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme