Shpallen në kërkim pesë persona, për kultivim të bimëve narkotike

Prishtinë | 11 Gus 2024 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar se në bashkëpunim dhe në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Tre nga ta janë shtetas nga Kosova ndërsa dy shtetas nga Shqipëria.

Postimi i plotë i Policisë së Kosovës:

KËRKOHEN NGA POLICIA

Personat e dyshuar me autorizim të organeve të drejtësisë shpallen në KËRKIM nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se të njëjtit duke bashkëpunuar dhe bashkëvepruar kanë kryer veprën penale “Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” vepër kjo e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Për informata lidhur me personat në kërkim mund të na njoftoni në:

Telefon fiks dhe mobil: 192 ose 038 550 999, po ashtu

Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.

Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike [email protected]

Si dhe përmes Aplikacionit Lajmëro Policinë.

Të ngjashme