Federata e Notit e Kosovës sot ka shpallur notarët më të mirë të viti 2016. Në bazë të rezultateve të arritura në vitin 2016, u shpallen më të mirët në kategoritë e meshkujve dhe femrave, në këtë renditje:
Në kategorinë e meshkujve vendin e parë e mori, Meriton Veliu K.N. “TERMOPAN”-Prishtinë, vendin e dytë, Dasar Xhambazi K.N. “STEP” të tretin, Dion Kadriu K.N.”STEP”, të katërtin, Dren Ukimeraj K.S.U. ”ZENIT”, ndërsa të pestin, Fatlum Halimi K.N. ”ORLLANI”.
Ndërsa, në kategorinë e femrave, vendin e parë e mori, Melisa Zhdrella K.N. ”TERMOPAN” Prishtinë, vendin e dytë, Flaka Pruthi K.S.U. ”ZENIT” Prishtinë, të tretin Sara Ymeri K.N. ”STEP” Prishtinë, të katërtin, Eda Zeqiri K.N. ”STEP” Prishtinë, ndërsa të pestin, Jeta Termkolli K.N. ”PRISHTINA” Prishtinë
Po ashtu janë ndarë disa mirënjohje për sportistët që kanë shënuar sukese dhe për klubet e notit.