Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka bërë publike rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, sipas të cilit arritshmëria është 61 për qind, apo 3 për qind më shumë se vitin e kaluar ku arritshmëria ishte 58 për qind.
Në njoftim thuhet se Testi i Arritshmërisë nuk ka karakter eliminues për nxënësit, por rangimi i tyre sipas rezultateve do t’u shërbejë si përparësi për regjistrimin e tyre në shkollimin e mesëm të lartë.
Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, MAShT ka filluar shpërndarjen e tyre në Drejtoritë Komunale të Arsimit.
“Ky test njëherësh, i shërben MAShT-it edhe për shqyrtimin, apo përmirësimin e politikave arsimore, me synimin e përhershëm për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie”, thuhet në fund të njoftimit të MAShT-it.