Është shpallur fajtore Merita Aliu, njëra ndër gratë e kthyera nga Siria.
Aliu është shpallur fajtore për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.
Ajo është dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim me kusht.
“Shpallet fajtore për organizimin dhe pjesëmarrje në grupe terroriste…i shqipton dënim me kusht me 2 vjet e gjysmë”, ka thënë gjyqtari Kurtaj gjatë leximit të aktvendimit.