Gjykata e Apelit të Shqipërisë shpalli të pafajshëm ish-drejtorin e Burgjeve, Artur Zoto.
Zoto akuzohej për abuzime me tenderat e ushqimeve në burgje.
Ish-numri një i Burgjeve përgjatë viteve 2013-2016 mbahet në paraburgim prej më shumë se një viti. Ai është gjykuar veçmas grupit të të akuzuarve të tjerë, mes tyre vartësi i tij Iliaz Labi, me detyrë ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, si edhe disa administratorë firmash që garonin fiktivisht për tenderin e ushqimit në burgje, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Gjatë këtyre muajve, Artur Zoto ka pretenduar se është i pafajshëm, ndërkohë që u fundos nga dëshmia e ish-vartësit Labi. Ai tregoi se kishte marrë 2 milionë lekë në emër të ish-drejtorit të përgjithshëm, të cilat ia kishte dorëzuar atij.