Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për hapjen e konkursin për kryeshefin ekzekutiv te Sekretariatit të KQZ-së, raporton Ekonomia Online.
Kjo e ka bërë të ditur, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. Në këtë pozitë aktualisht ka vetëm ushtrues detyre.
“Është koha e fundit me i plotësuar dy pozita, për shkak se për këto janë larguar dy pozita e kemi obligim ligjor t’i plotësojmë pozitat e zbraztë të cilat janë pozita të rëndësishme”, tha ajo.
“Janë pozita të stafit civil, vetëm pozita e kryeshefit dhe zv.kryeshefit që është përgjegjësi e KQZ-së”. tha Daka.
Daka si dhe anëtarët e tjerë diskutuan për monitorim te rekrutimit të kryeshefit të ardhshëm të SKQZ-së, por që këtë e lanë në përgjegjësi të sekretariatit, raporton EO.
Poashtu sekretariatit i mbeti të vendos edhe për disa pozita të tjera për shërbyesit civil.