Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, të martën ka bërë shpallja e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit”, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Komisionit, Ferat Shala, tha se kryesuesit aktual i ka përfunduar mandati.
“Ne sot kemi shpalljen e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit”, ju njoftoj se kryesuesi aktual i ka përfunduar mandati andaj duhet të shpallim konkurs për këtë pozitë sipas ligjit. Marrim Vendim të shpallet konkurs, vendimi hynë në fuqi në ditën e vendimit”, tha Shala.