Komuna e Vushtrrisë: Vendim preliminar për shpronësimin e pronës së paluajtshme
26 Gus 2025 | 10:17Në bazë të nenit 11 dhe 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale Nr. 03/L-040, dhe nenit 4, dhe neni 10 të Ligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme, Nr. 03/L-139 me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit Nr.03/L-205 të datës 28.10.2010, në bazë të Vendimit të Kuvendit Komunal nr.60/24 datë 28.03.2024 për shpalljen me interes të përgjithshëm “Shtëpi Muze” të shtëpisë së Selatin Gërxhaliut, si dhe nenit 44 të Statutit të Komunës, Kryetari i Komunës si organ shpronësues me datën 22.08.2025 merr këtë:
VENDIM PRELIMINAR
Neni 1
KONSTATOHET se janë përmbushur kushtet e përcaktuara në nën-paragrafet 1.1 deri 1.4, paragrafi 1 i nenit 4 të Ligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme, Nr. 03/L- 139 me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit Nr.03/L-205 të datës 28.10.2010, për shpronësimin e pronës së paluajtshme për qëllim të përfitimit të ligjshëm publik. realizimi i projektit “Shtëpia Muze” e shtëpisë së Selatin Gërxhaliut në fshatin Studime e Poshtme, Komuna Vushtrri për pjesën e parcelës kadastrale si në vijim:
P-70202027-00401-2, në sipërfaqe prej 918 m2, nga sipërfaqja e përgjithshme prej 1606 m2, ZK- Studime e Poshtme, pronar në pjesë ideale 1/1 Nexhmedin (Xhelil) Gërxhaliu nga fshati Studime e Poshtme, Komuna Vushtrri.
Neni 2
Brenda 5 ditëve të punës pas miratimit të këtij vendimi, do të njoftohet me vendimin preliminar pronari/zotëruesi i interesit të pronës e cila do të shpronësohet.
Neni 3
Brenda 10 ditëve të punës pas miratimit, vendimi preliminar do të shpallet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në portalin “Ekonomia Online” në Kosovë.
Neni 4
Kundër këtij vendimi mund të paraqitet ankesë brenda 15 ditëve pas hyrjes në fuqi, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, konform nenit 35 paragrafi 3 të Ligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme, Nr. 03/L-139 me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit Nr.03/L-205 të datës 28.10.2010. Ankesa mund të paraqitet nga pronari ose zotërues i interesit në pronën e prekur nga ky vendim. Në të njëjtën ditë në të cilën dorëzohet ankesa në Gjykatë, parashtruesi i ankesës duhet që menjëherë dhe drejtpërdrejt të dorëzoj në zyrën ligjore të organit shpronësues (Komunës së Vushtrrisë) 5 (pesë) kopje të sakta dhe të plota të ankesës, duke përfshirë të gjitha dokumentet përcjellëse që e arsyetojnë ankesën.
Neni 5
Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare dhe në portalin “Ekonomia Online” në Kosovë.







