Jeta private e Shpat Kasapit ka qenë thuajse çdoherë në fokus të medieve shqiptare.
Lidhja dhe ndarja nga modelja Afërdita Dreshaj patën zgjuar vëmendjen e publikut, por, kjo periudhë për këngëtarin mbetet vetëm e kaluar.
Kjo se, ai po e shijon në maksimum lidhjen me të dashurën e re, Selvijën.
Madje, Shpati po i dedikon asaj një këngë, e cila pritet të publikohet së shpejti.
Këtë gjë këngëtari e konfirmoi përmes një fotografie të hedhur në Instastory.
“Një këngë për ty e dashura ime Selvije” shkroi Shpati, i cili është bërë shumë romantik kohëve të fundit.