Shpellën për çdo ditë e vizitojnë qindra turistë, ndërkaq Tanger është larg Spanjës vetëm 14 kilometra dhe ky është qyteti më i afërt maroken me Evropën.
Shpella Herkul në Tanger që ndodhet në veri të Marokut njihet edhe si porta afrikane drejt Evropës, e cila tërheq një numër të madh të turistëve vendorë dhe të huaj, edhe atë më së shumti për shkak të bukurive natyrore që ka.
Shpellën për çdo ditë e vizitojnë qindra turistë, ndërkaq Tanger është larg Spanjës vetëm 14 kilometra dhe ky është qyteti më i afërt maroken me Evropën. Një nga destinacionet më të njohura dhe më të vizituara në Tanger është shpella Herkul.
Skulptura brenda kësaj shpelle gjendet rreth 30 metra nën tokë. Ajo llogaritet si një nga shpellat më të mëdha afrikane në të cilën janë zbuluar gjësende të ndryshme prej guri.
Në muret mund të vërehen figura nga mitologjia greke që vizitorët i kthen mijëra vite prapa. Sipas legjendës, qytetin e ka themeluar Antinoj, biri i Posejdonit dhe Gajit. Herkulesi më vonë në këtë vend ndau tokën dhe bashkoi Mesdheun dhe Oqeanin Atlantik, duke krijuar ngushticën e Gjibraltarit, shkruan Anadolu Agency.
Udhërrëfyesi turistik Ahmed el-Hasti për AA tha se shpella tërheq edhe vëmendjen e politikanëve, por edhe të artistëve. Ai theksoi se shpellën e kanë vizituar shumë personalitete të njohura në mesin e të cilëve është edhe mbreti i Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz, ish-kryeministri spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero, si dhe ministri i Punëve të Jashtme Miguel Angel Moratinos, por edhe shkrimtari amerikan, Paul Bowles.
Hasti tregoi se mbreti Selman ka pasur shtëpi afër shpellës ku ka ardhur në pushime. Studiuesit e zbuluan shpellën në vitin 1906 dhe supozohet se romakët e kanë përdorur si mulli për miell.