Shpend Ahmeti i mban ligjërata për kontabilitetin Qeverisë Kurti

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 22:11 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur habinë si po cilësohet si reformë nga ministrat e Qeverisë Kurti se pensionet tash do të paguhen kah mesi i muajit e jo në fund të muajit.

Ai ka thënë se kjo nuk ka ndonjë shpjegim ekonomik. Në një postim në Facebook, ai ka mbajtur pak “ligjërata” rreth kontabilitetit.

POSTIMI I PLOTË:

Këtë rritjen e pensioneve prej 10 eurosh e kuptoj dhe natyrisht pak ka njerëz që nuk e përkrahin. edhe pse spe kuptoj si po bëhet kjo rritje.

Por me e përmend si reformë se pensionet tash do të paguhen kah mesi i muajit e jo në fund të muajit sigurisht se ka ndonjë shpjegim jo ekonomik. Muaji i ka ende 28, 30 dhe 31 ditë. Çmimet nuk janë më të lira në mes të muajit, 100 euro janë 100 euro si me 15 ashtu edhe me 30 të muajit.

Në kontabilitet janë të njohura dy metodat e mbajtjes së librave, Cash-based (regjistrimi në libra vetëm kur bëhet pagesa) dhe Accrual (regjistrimi në libra kur psh ndodh shpenzimi e jo kur paguhet). Njëra mbahet për ta vlerësuar likuiditetin (cash flow) ndërsa accrual është për vlerësim real të gjendjës financiare.

Në këtë cash based i keni lujt datat a në accrual asnjë efekt të vetëm.

Për ashtu qitni edhe rrogat me 15 edhe shtini faturat me na ardh me 15.

Mos po ndërron najsen!

Të ngjashme