Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thumbuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Në një postim në Twitter, Ahmeti ka pyetur nëse e ka takuar të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në zyrë të LDK-së, duke ironizuar me një kërkesë të tij që presidenti shqiptar të shkojë në selinë e LDK-së për një takim me të.
Për shkak të kësaj kërkese, Abdixhiku ishte lideri i vetëm që nuk e takoi presidentin shqiptar, Bajram Begaj, në vizitën e parë në Kosovë (e para e tij jashtë vendit në detyrë).
“A u takua Escobari me LDK në zyre të LDK?”, ka shkruar Ahmeti.