Ahmeti këshillon Muratin që të bisedojë me Bankën Botërore për fillimin e ndërtimit të katër shkollave

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se sot do të zhvillojë një takim virtual me kryetarin e zyrës së Bankës Botëore për rajonin e Ballkanit, ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, këshilloi Muratin që në takim të flasë edhe për fillim e ndërtimit të katër shkollave në Prishtinë, të cilat, sipas Ahmetit, Murati i ka bllokuar.

“Mirë është në takim ministri Murati me fol edhe për 3+1 shkollat në Prishtinë që i ka bllokuar që 1 vit përkundër faktit që kemi përfunduar krejt edhe nënshkrimin e kontratës.  Kjo marrëveshje me IFC/BankëBotërore do të zhbllokohej për pesë minuta nga  Murati duke përcjellë rekomandimet e zyres së vet ligjore”, ka shruar Ahmeti.

“Kemi filluar procesin më 2017 dhe asnjë ditë se kemi vonuar.  Është gjynah me i lënë 4 lagje pa shkollat më të mira në Kosovë (sofali, mat, qendresa dhe arbëri).  Pra ska met gjë vec pesë minuta dhe fillon Lopata e parë”, shtoi tutje Ahmeti.

Të ngjashme