Shpend Ahmeti ndez dritat në shesh

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 20:20 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ndezur dritat për festat e fundvitit, në një ceremoni simbolike në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Ai kishte mbledhur një numër fëmijësh, të cilët dhe kanë vendosur letra me dëshira për vitin që vjen, pranë bredhit të vendosur në shesh.

Ndriçimi dhe zbukurimi i shesheve qendrore të Prishtinës është bërë nga Komuna, me ndihmën dhe të disa kompanive.

“Vitin e kaluar, për shkak të dritave, iu ishte shtuar puna restoranteve edhe kafiterive këtu. Kështu që justifikohet ky shpenzim, duke e ditur që edhe fëmijët kanë qejf të kalojnë dhe të shohin edhe ndriçime të tilla”, tha kreu i kryeqytetit.

Ai ka uruar qytetarët e kryeqytetit për një vit të ri të shëndetshëm, të begatshëm dhe të suksesshëm.

zbukurimet-ndriqimi-vitiri1

Të ngjashme