Shpend Ahmeti ka reaguar me Darkën e Lamës, e cila u mbajt mbrëmë nën organizimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ahmeti tha se kjo darkë u mbajt me karriga të sanës e sofra në Emerald, me rreth 100 mysafirë, në kohën e ngritjes së çmimeve.
Tutje ai theksoi se në kohën e ngritjes së çmimeve, pak solidarizim me qytetarët me bukë e kripë.
Postimi i plotë:
Me karriga të sanës (kashtes) e sofra, në Emerald,
në masa të pandemisë, me rreth 100 mysafirë,
në kohen e ngritjes së çmimeve, pak soladirizim me qytetarët me bukë e kripë e…
P.S.
Lama – vend i rrafshët në fshatrat malor – Emeraldi
Darka e Lamës – falenderim për të mirat bujqësore gjatë vitit dhe solidarizim dhe reciprocitet i fshatarëve për njani tjetrin, sikurse ishte edhe pamja mbrëmë.