Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosje Shpend Ahmeti, nuk ka marrë pjesë në debatin e RTK-së, në kuadër të debatit të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 19 nëntorit.
Në arsyetimin për mospjesëmarrje në debatin e RTK-së, zyrtarët e Vetëvendosjes, janë arsyetuar se kandidati i tyre Shpend Ahmeti është me agjendë të ngarkuar.
RTK thotë se Ahmeti ka refuzuar edhe mbrëmë debatin në një televizion tjetër nacional edhe pas konfirmimit për pjesëmarrjen në debat.
Abrashi: Ahmeti ka frikë nga debati
Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arban Abrashi, tha se refuzimi i Shpend Ahmeti për të mos marrë pjesë në debate ka të bëjë me frikën e tij.
“Ne kemi filluar më Klan, është paraparë debat në KTV që deshtoi, dhe RTK sonte. Kjo tregon se ata s’janë seriozë”, tha ai.