Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk do ta marr pjesë në prezantimin e platformës së Albin Kurtit që mbahet sot. Arsyeja është se kryetari Ahmeti po qëndron në Tiranë. Së bashku me nënkryetari Selim Pacolli ata po qëndron për vizitë në Tiranë, ku janë pritur në Bashkinë e Tiranës nga krytari Erion Veliaj.
Lajmin për vizitën në Tiranë e ka bërë të ditur vetë Ahmeti përmes një postimi në Facebook.
“Bashkë me nënkryetarin e Komunës, drejtorët dhe kabinetin, vizituam Kryetarin e Bashkisë e Tiranës Erion Veliaj. Në këtë takim të përzemërt u njoftuam me projektet që po realizohen aktualisht në Tiranë, si dhe u zotuam për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy kryeqyteteve”, ka shkruar Ahmeti.
Përveç nënkryetarit Pacolli, gjatë vizitës në Tiranë, Ahmetin po e shoqërojnë edhe drejtorët komunalë.