Qeveria ka marrë masa shtesë për të luftuar koronavirusin.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se masat e reja që janë ndërmarrë nga qeveria janë mbyllja e çerdheve, mbyllja e fitneseve, tregjet e kafshëve dhe automjeteve, pezullimi i ceremonive fetare dhe ndalimi i grumbullimit të më shumë se 5 personave në sheshet publike dhe parqe.
Ndërsa të moshuarit dhe me sëmundje kronike, mund të dalin vetëm në mëngjes 05-10, dhe 18-21.
Postimi i tij i plotë:
Sapo kemi pranuar vendimet e qeverisë me masat që janë ndërmarr.
1. Maskat janë obligative tash e tutje
2. Orari i qarkullimit mbetet i njejtë 05-21
3. Mbyllen çerdhet
4. Nuk lejohen aktivitetet kulturore sportive e rekreative në hapësira të mbyllura (lojët, gym-at)
5. Mbyllen tregjet e kafsheve dhe automjeteve
6. Pezullohen ceremonitë fetare
7. Ndalohet grumbullimi i më shumë se 5 personave në sheshet publike dhe parqe
8. Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin vetëm në mëngjes 05-10, dhe 18-21
Meqenëse edhe ne si komunë vendimet i kemi marr sot do të mundohemi që ti shpjegojmë dhe thjeshtojmë për ju si qytetarë për ta bërë implementimin e tyre më të lehtë.