Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për rritjen ekonomike në Kosovë dhe rajon. Sot Banka Europiane për ridnërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka raportuar se Kosova ka pasur rritje prej 10.5%, ndërsa për rritje të ngjashme kanë folur edhe raporte tjera vendore dhe ndërkombëtare.
Ahetmi ka shpjeguar se rritja ka ndodhur edhe për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve. Ai e pranon se ekonomia ka pësuar rritje, por tregon se njerëzit anë mbetur të varfër si pasojë.
“Për ta kuptuar rritjen dhe inflacionin: Nqs sot dikush i shpenzon 2 euro për bukë dhe buka kushton 1 euro – i blen dy bukë dhe kjo llogaritet në GDP nominale. Konsumi + Investimet + Shpenzimet qeveritare + Eksportet (krejt cka shesim jashte) – Importet (krejt cka blejme nga jashte) është vlera e ekonomisë shtetërore. Në qoftë se sivjet i kam 3 euro me ble bukë dhe i shpenzoj kjo është rritje nominale”, shkruan ai në Facebook.
Ai thotë tutje se nëse një produkt nuk blihet me çmim të njëjtë, por çmimi i tij është rritur, atëherë nuk ka pasur rritje reale ekonomike.
“Mirëpo në qoftë se çmimet e bukës rriten, atëherë kjo përcakton rritjen reale. Në qoftë se buka është bërë 2 euro atëherë realisht sje rrit. Në qoftë se buka kushton 2 euro atëherë ti ke më shumë pare se vitin e kaluar (2 vs 3 euro) ti je rrit nominalisht sepse 3 është më shumë se 2. Por vjet ke mujt me i ble dy bukë (21 euro) por sot mundesh vec 1.5 bukë (1.52 euro). Nominalisht je rrit por realisht je më keq. Kjo sot po i ndodh shteteve në botë edhe Kosovës – na mundemi me u rrit 10 përqind, por nqs çmimet janë rrit më shumë, jemi më të varfër”, shtoi ai.