Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë Vjosa Osmani u ndikua nga Lëvizja Vetëvendosje për deklaratën që e dha ndaj Valdete Dakës.
Ahmeti tha se Vjosa Osmanin që ai e njeh nuk do ta lëshonte atë deklaratë për Valdete Dakën, ndërsa Albin Kurti do ta bënte.
“Këtu mendoj që mund të jetë ai problemi me Vjosën. Vjosën që e njoh unë nuk do ta lëshonte atë deklaratën për Valdete Dakën, Albini do ta bënte. Kjo ka qenë ndikimi i VV’së tek Vjosa. Me thon që pas vendimt të Gjykatës Kushtetuese e Supreme se Valdete Daka është koka e krimit apo shtetit të kapur që spo e len dikënd me kandidu është kogja problematike”, ta Ahmeti në Debat Plus.
Ai madje tha se nuk e di se si mund të sillet Albin Kurti me dialogun Kosovë-Serbi, pasi sipas tij, ai ka ndryshuar.
Ahmeti thotë se ai i ka bërë disa lëshime, që nuk i ka pritë nga Kurti.
“Pak ka ndryshu, nuk kam prit psh do lëshime që ka me i bo, e tash i ka bo. Psh. se nuk ulemi në tavolinë me Serbinë se nuk ulemi pa kërku falje, ka pas plotë e plotë gjana, që une mendoj se janë normale që kur të vijsh në pushtet e ki përgjegjësinë dhe barrën s’mundesh me fol si opozitë mo. Përderisa ambasadori amerikan apo sekretari amerikan nuk shkon te opozita me thon diqka, por te qeveria shkon dhe kërkon gjana”, tha Ahmeti.