Raportet e reja ndërkombëtare tregojnë se lufta kundër epidemisë së virusit Zika, vendeve të të dy Amerikave mund t’i kushtojë miliarda dollarë.
Në raportin, të cilin të enjten e publikoi Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara dhe Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, theksohet se shpenzimet në vitin 2017 mund të arrijnë prej shtatë deri në 18 miliardë dollarë.