Teksa shikon një faturë me mbi 100 mijë dollarë shpenzime, mund të të duket një çmenduri.
Por kjo ndodh dhe nuk janë blerë veshje apo gjëra të tjera material, reperi i njohur i ka shpenzuar këto për të festuar ditëlindjen e mikut të ngushtë.
Bëhet fjalë pikërisht për Jay Z, i cili këto para i ka shpenzuar për ditlindjen e mikut të tij Juan Og Perez.
Përveç darkës dhe pijeve të tjera, ata kanë konsumuar plot 40 shishe “Ace Of Spades Champagne”, e cila është në pronësi të vetë Jay Z.
Në përfundim të kësaj mbrëmjeje, reperi ka lënë 11.000 dollarë bakshish edhe kamarierit. Epo, klient si Jay Z do ti donin të gjithë.