Duke u bazuar në të dhëna zyrtare të Ministrisë së Financave (MF) shihet se gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti shpenzimet për derivate janë rritur për 1.1 milion euro. Deri në fund të muajit qershor për këtë qëllim janë shpenzuar mbi 9 milionë euro, apo 14% më shumë sesa gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak.
Përdorimi i veturave zyrtare edhe jashtë orarit të punës ka rritur dukshëm shpenzimet për derivate gjatë gjysmës së parë të vitit 2017.
Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti shpenzimet për derivate në vend janë rritur për 1.1 milion euro në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Deri në fund të muajit qershor për këtë qëllim janë shpenzuar mbi 9 milionë euro, apo 14% më shumë sesa gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak, shkruan tutje “Zëri”.
Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave shihet se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti shpenzimet për 11% janë rritur edhe në kategorinë buxhetore të identifikuara si shpenzime të shërbimeve.
Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti për këtë qëllim janë shpenzuar hiç më pak se 19.95 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë shpenzuar 17.93 milionë euro.
Shpenzimet për 21 për qind gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, janë rritur edhe në kategorinë buxhetore blerje të tjera për mallra e shërbime.