Shpenzimet qeveritare vjet arritën në 1.7 miliard euro

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 15:06 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka përgatitur Llogaritë Qeveritare të Kosovës për vitin 2016. Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2016 ishin 1 miliard e 779.3 milionë euro.

Në krahasim me vitin paraprak ishte një rritje prej 4.3% të të hyrave. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 69% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura, pasuri, etj., 13%.

Ndërsa, pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Në vitin 2016, totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 1 miliard 764.7 milionë euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe mëditjet, me pjesëmarrje prej 31%; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje prej 23%; formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje prej 22%; konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 10%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme